Burri i Vjosa Osmanit i quan shpifje deklaratat për anëtarësimin e tij në AKR, paralajmërov padi

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit i quan shpifje pohimet për anëtarësimin e tij në AKR

Prindon Sadriu, burri i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj gazetarit Valon Syla, raporton Express.

Sadriu ka shkruar në Facebook se është njoftuar se Syla ka deklaruar për të se është anëtar i AKR’së, partisë së udhëhequr nga Behgjet Pacolli.

Ai thotë se një deklaratë e tillë është shpifje e po bëhet në kontekst të dëmtimit të reputacionit të kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

“Sapo e njoftova zyrtarisht (me shkrim) për marrjen e hapave ligjor kundër tij përmes padisë për shpifje”, ka shkruar Sadriu.