Familjarët ofrojnë shpërblim 5 mijë euro për ata qe ndihmojnë në gjetjen e 80 vjeçarit nga Prishtina

Janë bërë më shumë se dy javë që nga dita kur është zhdukur Enver Bekolli nga Prishtina. Familjarët e 80-vjeçarit janë duke e kërkuar që prej asaj dite, por nuk kanë arritur t’i bien në gjurmë.

Së fundmi, familja ka njoftuar se do të ndajë edhe një shpërblim prej 5 mijë euro për atë që japin informacion për vendndodhjen e familjarit të tyre.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i cili është një prej vullnetarëve të angazhuar për gjetjen e të moshuarit.

“Kanë kaluar shumë ditë që nga humbja e z. Enver Berkollit dhe ende nuk kemi ndonjë lajm se ku mund të jetë. Familja Berkolli do të shpërblej me 5.000€ (pesë mijë euro) ata të cilët do ta japin info për vendndodhjen e z. Enver Berkollin”.