‘Ftohen gjakrat’, sot pritet të takohen Edi Rama e Ramush Haradinaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që sot të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 11:00, ndonëse mbrëmë ky i fundit u shpreh se ka refuzuar takimin.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai.

Haradinja deklaroi se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.