Inspektoriati Sanitar do t’i ndëshkojë me gjobë ata që nuk bartin maska

Qytetarët që nuk bartin maska mund të gjobiten nga Inspektoriati Sanitar.

Qytetarët që nuk bartin maska mund të gjobiten nga Inspektorët Sanitar, qytetarët nuk respektojnë vendimin.

Pas rritjes se numrit të rasteve më sëmundjen COVID-19, autoritetet kompetente në Kosovë kanë paralajmëruar masa të reja.

Këtu përfshihen 22 masa të veçanta, që duhet të respektohen.

E kryesorja po del të jetë bartja e maskave.

Madje ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, paralajmëroi edhe gjoba ndaj atyre që tash e tutje e shkelin këtë rregull.

E një gjë e tillë u konfirmua për T7 edhe nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit.

Kryeinspektori Sanitar, Ibrahin Tershnjaku tha se inspektorët do të jenë rrugëve të qytetit 24 orë duke monitoruar gjendjen.

Ndërkaq, ai tha se Inspektorati nuk do të kursehet edhe sa i përket gjobave.

Por, pavarësishtë paralajmërimit për gjoba në sheshet kryesore të Prishtinës pati qytetar që po shëtitshin pa maska.

Madje pati edhe prej tyre që nuk ishin as në dijeni se mund të gjobiten.

E dikush që kishte dëgjuar për këtë vendim, thotë se nuk e ka ndërmend ta respektoj.

Ndërkohë, ka edhe të atillë që e kritikojnë këtë vendim.

Këto gjoba sipas ministrit të Shëndetësisë Aremend Zemaj do të bëhen në bazë të neneve 53,54,55 dhe 56 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Ndërkaq nga e Marta qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka kërkuar edhe respektimin e masave të tjera.

Një ndër to është edhe mbyllja e institucioneve ku kanë raste me Covid 19.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në këtë institucion.

E ani pse brenda pati raste nme Covid, edhe Keds po vazhdon punën.

Qeveria Hoti gjithashtu ka paralajmëruar kontrolle të shumta nga Inspektoratet Sanitar edhe në kafiteri.

Por në kafiteritë që ndodhen në sheh të kryeqytetit thonë se gjatë ditës nuk kanë pranuar vizita të tilla.

Gjithë këto masa erdhën pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19 ditëve të fundit.