Kjo është foto e ditës që Thaçi ka zgjedhur me Ramën

Thaçi e zgjedh foton e ditës atë së bashku me Ramën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përfunduar zyrtarisht vizitën e tij dyditore në Kosovë.

Kjo vizitë ka ndodhur pikërisht kur Kosova po përballet me një situatë të vështirë pas aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Mbrëmë i pari i shtetit deklaroi se nuk do të jap dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza në fjalë dhe se i vetmi ligj i cili ka thyer ishte ai ndaj Millosheviqit dhe se e pranon se në paqe ndoshta ka bërë gabime në politike, por nuk ka kryer kurrë kr.ime lufte.

Ndërkaq sot Thaçi publikoi një fotografi me Ramën, të cilën e cilësoi si fotografi të ditës.

Rama tha sot se erdhi në Kosovë për t’u dhënë përkrahjen e tij liderëve të vendit.

Dje Thaçi dhe Rama e kanë zhvilluar një takim së bashku para se presidenti i Kosovës të iu adresohet qytetarëve.