Kosnett bën homazhe para Teatrit Kombëtarë në nderim të Adem Mikullovcin

Ambasadori amerikan për homazhe para Teatrit Kombëtarë në nderim të Adem Mikullovcin.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë homazhe sot me rastin e vdekjes së aktorit si dhe ish-deputetit Adem Mikullovci.

“Ne i bashkohemi të gjithë Kosovës në mbajtjen e zisë për humbjen e jetës së aktorit komik, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, artisti dhe humori i tij ngritën shpirtin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Gjithashtu u theksua se kontributet e tij në kulturën, pavarësinë dhe karakterin e Kosovës do të lënë një trashëgimi të qëndrueshëm.