Kryeministri Hoti i ka shpresat te Gjermania për viza

Hoti i ka shpresat te Gjermania për viza.

Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës, ka uruar Gjermaninën për marrjen e presidencës së radhës së BE-së, për 6 muaj.

Hoti ka thënë se pret që që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!”, tha ai.