Marko Gjuriq insiston: Pika e parë në Bruksel për palën tonë është Asociacioni i Komunave Serbe

Gjuriq: Pika e parë në Bruksel për palën tonë është Asociacioni i Komunave Serbe.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, pas njoftimit e të dërguarit të BE-së Miroslav Lajçak se nesër temë e takimit mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel do të jenë pretendimet e përbashkëta financiare dhe komunitetet joshumicë, tha se për palën serbe pikë e parë e takimit do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbë në Kosovë.

Ai shkroi se për Asociacionin është rënë dakord para shtatë vjetësh nën lehtësimin e BE-së derisa ka shpërndarë edhe pikat e asaj marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë u ra dakord nën lehtësimin e BE-së shtatë vjet e gjysmë më parë”.

Kryeministri Avdullah Hoti para Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës ka konfirmuar se do t’i rikthehet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Unë besoj që tregojmë seriozitetin shtetëror kur i respektojmë marrëveshjet që i kemi nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”.

Në vitin 2015, Asociacioni ishte shpallur antikushtetues në të shtatë kapitujt e