Mblidhet AAK-ja, çfarë po diskutojnë?

Situata në vend dhe aktakuza nga Haga, AAK mbledh grupin parlamentar dhe Ministrat.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim pas zhvillimeve të fundit në vend.

Kreu i deputetëve të kësaj partie, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se AAK’ja ka mbajtur një tryezë diskutimi me deputetët dhe anëtarët e Qeverisë të kësaj partie.

Haradinaj ka thënë se temë diskutimi ka qenë situata e krijuar dhe angazhimi i AAK’së.

“Grupi Parlament dhe kolegët nga Qeveria mbajtem një tryezë diskutimi rreth situatës së krijuar dhe angazhimit të përbashkët si AAK”, ka shkruar Haradinaj, derisa, ka publikuar edhe fotografi të takimit.