Merret vendimi: Nuk ka dasma nga 1 korriku

Nuk ka dasma nga 1 korriku, ndalohen edhe më tutje tubimet me më shumë se 50 persona.

Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19. Kjo pas rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është kërkuar që mosrespektimi i masave të ndëshkohet.

Në mbledhjen e Qeverisë nuk është përmendur fare çështja e dasmave mirëpo është potencuar se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Kujtojmë se javët e kaluar ka pasur edhe protesta, e madje është kërkuar që dasmat të lejohen nga 1 korriku.

Disa nga rekomandimet tjera që kanë dalë nga mbledhja e Qeverisë janë si më poshtë:

Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

Bartja e maskave të jetë obligative

Punonjësit dhe palët të mbajnë maska

Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion

Ndalim i vizitave të familjarëve te personat

Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare

Komunat të aktivizojnë shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve