Nesër në mëngjes, Isa Mustafa takohet me Edi Ramën

Mustafa takon Ramën nesër në mëngjes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur në agjendë që të takohet me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në 16:25.

Por ky takim është shtyrë për nesër për orën 09:00 të mëngjesit.

Arsyet e dështimit që takimi të zhvillohet sot ende nuk janë bërë të ditura.

Rama nesër do të zhvillojë takimin me kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke nisë nga ora 11:00, nga ora 12:00 me Behgjet Pacollin e AKR-së, një orë më parë Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në orën 13:00 kryeministri shqiptar do të ketë deklarim për media.