Thaҫi flet sërish për kohën e luftës: Shkuam ja për të jetuar të lirë, ja për të vdekur për liri

Thaçi ka thënë se në luftë shkuam ja për të jetuar të lirë, ja për të vdekur për liri.

Presidenti Hashim Thaçi i është adresuar opinionit përmes një videomesazhi pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Thaçi tha se gabime politike mund të ketë bërë, por kr.ime lufte asnjëherë.

Ai tha se jeton për misionin historik të cilit i përket bashkë me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, e shumë të tjerë që sipas tij ishin të parët në luftën për liri, por edhe të parët të goditur e të sulmuar pas lufte.

Thaçi tha ndër të tjera se në luftë nuk shkuar për pushtet, por për të jetuar të lirë.

“Ne nuk shkuam në luftë për të fituar zgjedhje e as për të marrë pushtet. Shkuam ja për të jetuar të lirë, ja për të vdekur për liri! Nuk kishim asgjë përveç ëndrrës së madhe për liri dhe pavarësi. Bashkërisht ëndrrën e bëmë realitet. Por, kalimi nga shtigjet e luftës çlirimtare në korridoret e institucioneve nuk mund të ishte për ne as i thjeshtë, as i lehtë. Mund t’ju them se më shumë kisha drojë nga këto korridore, se sa shtigjeve të luftës. Në luftë flija pak, por gjumi më ripërtërinte. E pas luftës, flija pak po ngrihesha i sfilitur nga dilemat si ta bëja më mirë punën e ditës së re. Bëra sa munda, por jo aq sa do të doja”, tha Thaçi.