Prifti shkon ne Xhami te Hoxha, nuk mungojnë qëndrimet ekstreme

Prifti shkon ne Xhami te Hoxha, nuk mungojnë qëndrimet ekstreme

- in KOSOVA
244

prifti1

Në një status të tij në FB, hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja ka bërë me dije takimin e tij me një prift italian, i cili ka qenë i shoqëruar nga disa të rinj, po ashtu italianë, takimi i cili ka ndodhur pikërisht në ambientet e xhamisë ku shërben si imam.  “Me priftin italian edhe grupin rinor qe e shoqeronte duke ju folur per Islamin. Dhurata jone pas kesaj ishte Ku`rani italisht edhe nje broshure informuese mbi Islamin.
Grazie Signore”,
ka shkruar kështu hoxha i njohur.

Por kjo ka shkaktuar shumë polemika. Kanë qenë të shumtë ata besimtarë që e kanë vlerësuar gjestin e hoxhës, por ka pasur dhe qëndrime tejet esktremiste, si: Ço prej gjumit o Ahmed, pervec vejdit i humbe edhe tjert; te esht ngurtsu zemra, te esht mrapshtu ftyra, ruju Allahut e ktheju te Ai para se bahet von! – mu nuk me intereson cka dikush menen per mnyren se si te drejtohem, un e kam hall knaqsin e Zotit tem, te Ai kena mu kthy! – a ka njerz ma te ult se ata tcilve Allahu i ka nap dituri e ata mberthehen mas jetes Tokesore?!”

Dhe më pas vjen komenti i një vajze besimtare që thotë:

“Allahu te befte sebep qe keta NJEREZ të udhezohen hoxhe.kjo eshte fitorja per ty.po keta le te flasin.dicka kam kuptuar.ata qe kane qënë extremista para islamit,ata JANE extremista dhe ne islam.Allahu e di me se miri”.

Vetë hoxhë Ahmed Kalaja ende nuk u është përgjigjur kundërshtuesve të gjestit të tij, takimit dhe bisedës së ngrohtë me një prift, në ambientet e xhamisë ku shërben; por në rrugë private është shprehur se e ka plotësisht të argumentuar fetarisht atë që ka bërë dhe atë që ka thënë.

Facebook Comments