You are here
Home > Shkence > Shkencëtarët gjejnë mënyrën për të lexuar mendje

Shkencëtarët gjejnë mënyrën për të lexuar mendje

http://botashqip.com/shkencetaret-gjejne-menyren-per-te-lexuar-mendje/

Mendoni se leximi i mendjes është fantashkencë? Mendoni përsëri. Shkencëtarët kanë përdorur skanerë të trurit për të detektuar dhe rindërtuar fytyrat për të cilat mendojnë njerëzit, sipas një studimi të pranuar për botim këtë muaj në revistën “NeuroImage”. Në studim, shkencëtarët i lidhën pjesëmarrësit për një skaner FMRI(rezonanca magnetike funksionale) të trurit – i cili e përcakton aktivitetin në pjesë të ndryshme të trurit duke e matur qarkullimin e gjakut- dhe u treguan imazhet e fytyrave. Pastaj, duke i përdorur vetëm skanimet e trurit, shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin imazhe të fytyrave të cilat njerëzit i shikonin. Kontrolli i mendjes mund të mos jetë një gjë e së ardhmes, sepse hulumtuesit ishin në gjendje ta arrijnë këtë me dy majmunë! “Është lexim i mendjes,” tha Alan S. Kouen, student i diplomuar në Universitetin e Kalifornisë Berkeley i cili e punoi studimin së bashku me profesorin Marvin M. Chun nga Yale dhe Bris A. Kuhl nga universiteti i New Yorkut. Studimi thotë se është i pari i cili përpiqet t’i rikonstruktojë fytyrat nga mendimet. Fotot e mësipërme janë fotot aktuale dhe rikonstruksionet e bëra në laborator. Derisa rikonstruksionet në bazë të 30 leximeve të trurit janë të turbullta, ato janë të përafërta me imazhet e vërteta. Ata i gjetën ngjyrat e duhura të lëkurës në të gjitha prej tyre, dhe 24 nga 30 rikonstruksionet e detektuan në mënyrë të saktë praninë ose mungesën e buzëqeshjes. Leximet e trurit ishin më të dobëta në përcaktimin e përkatësisë gjinore dhe ngjyrës së flokëve: Rreth dy të tretat e rikonstruksioneve zbuluan në mënyrë të qartë gjininë, dhe vetëm gjysma e gjeti ngjyrën e flokëve në mënyrë të saktë. “Ka definitivisht vend për përmirësim,” tha Kouen, duke shtuar se këto eksperimente janë bërë dy vjet më parë, edhe pse ato vetëm kohët e fundit janë pranuar për botim. Ai tha se ai dhe të tjerët kanë punuar në përmirësimin e procesit ndër kohë. “Jam duke aplikuar modele më të sofistikuara matematikore [në rezultatet e skanimit të trurit, kështu që rezultatet do të duhej të përmirësoheshin,” tha ai. Për t’i nxjerrë fytyrat në bazë të aktivitetit të trurit, shkencëtarët u kanë treguar pjesëmarrësve në studim 300 fytyra, ndërsa e regjistronin aktivitetin e trurit të tyre. Pastaj ata u treguan pjesëmarrësve 30 fytyra të reja dhe i përdorën modelet e tyre të regjistruara më parë për të krijuar 30 imazhe bazuar vetëm në skanimet e trurit të tyre. Pasi të jetë përmirësuar teknologjia, thotë Kouen, aplikimet mund të variojnë nga kuptimi më i mirë i çrregullimeve mendore, regjistrimi i ëndrrave, e deri tek zgjidhja e krimeve. “Mund të shihni se si njerëzit i perceptojnë fytyrat në varësi të çrregullimeve të ndryshme, si autizmi – dhe e përdorin atë për të ndihmuar në diagnostikimin e terapive,” tha ai.koha – See more at: http://gazetashqip.eu/kuriozitete/shkencetaret-gjejne-menyren-per-te-lexuar-mendje.html#sthash.r8VSJv90.dpuf

Top