Ministrja Dumoshi me veshje kombëtare, shfaqet duke vallëzuar në stilin e shqiponjës

Ministrja Vlora Dumoshi ka ndarë disa foto ku shfaqet në veshje kombëtare shqiptare teksa pozon në natyrën e Pejës.

Vlora Dumoshi shfaqet me shumë energji në këto foto të publikuara, ndërsa tregon se ka qëndruar në Stankaj.

Ajo shkruan se është ndjerë shumë mirë në veshjen e Rugovën, duke zbuluar se në ditët e rinisë ajo ka vallëzuar shpesh me këngë e valle popullore.

Kjo befasi i është bërë ministres nga Ansambli folklorik autokton ‘Rugova’, ndërsa ajo sugjeron që kënga e vallja të jehojë anë e kënd Kosovës.