Roberti thyen heshtjen, tregon se a është ‘single’

Roberti: Njëherë jam rehat e mirë.

Robert Berisha ka sqaruar edhe një herë statusin e tij duke treguar se është single.

Pasi u vendos në qendër të vëmendjes për ndarjen nga Nora Istrefi dhe lidhjen me modelen Jessica Kadiu, këngëtari rrëfeu se nuk ka një femër në jetën e tij.

Ai u shpreh se nuk e di për sa kohë do qëndrojë vetëm por për momentin po shijon kohën me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Renee.

“Po jetojmë në një vend të vogël dhe sado të jetë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël dhe nuk ke nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe fjalë, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. Raportet i kemi shumë të mira Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën. Kur e di që jam mirë, pse ta prish,”- tha Roberti.