14 komuna në zonë të kuqe

Shpërndaje

Ndryshon kategorizimi nëpër zona, 14 komuna në zonë të kuqe.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë katergorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Me kategorizimin e ri, nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë këto 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip