14 të vdekur dhe 590 të infektuar në Shqipëri

Shpërndaje

Koronavirusi në Shqipëri: 14 të vdekur dhe 590 të infektuar në 24 orët e fundit.

14 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri në 24 orët e fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 2954 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 590 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë po ashtu janë vaksinuar 2954 persona, ndërsa 710 të tjerë janë shëruar.

“Vijon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit”.

“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë – 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip