22 vjeçarja shqiptare vdes nga koronavirusi

Shpërndaje

22 vjeçarja humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas Klan News një 22 vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, e cila para dy javësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

E reja prej disa ditësh ishte e shtruar në spital dhe ka qenë në intubim, por sot ka humbur betejën me Covid dhe ka ndërruar jetë.

22-vjeçarja foshnjën e solli në jetë me operacion dhe pse ishte në gjendje të rëndë nga COVID-19. Ndërkohë foshnja mësohet se gëzon shëndet të plotë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip