“53 milionëshi”, Pal Lekaj dhe të tjerët sot para gjykatës

Pal Lekaj dhe të tjerët sot para gjykatës për “53 milionëshin”.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet séance e radhës në rastin e njohur si “53 milionëshi”, ku po akuzohen ish-ministri I Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-këshilltari politik i tij Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe drejtori i Prokurimit Publik në këtë ministri, Besim Tahiri.

Para dy javësh, gjykimi fillestar i këtij rasti është shtyrë pasi i akuzuari, Pal Leka, ishte shprehur se nuk e ka pranuar aktakuzën dhe për këtë nuk qe i gatshëm të deklarohet rreth saj.

Lekaj u shpreh se sa i përket provave i kishte marrë, mirëpo sa i përket aktakuzës atë nuk e ka marrë.

Pasi gjykata e pajisi Lekajn me aktakuzë, u pyet se a ka pasur mundësi ta lexojë atë, e ai u përgjigj se për këtë i duhen 10 ditë kohë.

“Nuk më ka mjaftuar koha, se koha shumë e shkurtë. Unë e potencova brenda 10 ditë kohë që ta kuptojë aktakuzën dhe të kem konsultime me avokatin. Sot nuk mund të deklarohem lidhur me fajësinë se nuk jam i gatshëm të deklarohem”, ishte shprehur Lekaj, njofton Klankosova.

“Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 shtator 2017, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe si kryesues i Komitetit Ndërministror (KDNM) dhe Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri – drejtor i Prokurimit Publik në MI, i cili tani për tani është i paqasshëm për prokurorinë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në dobi të personit tjetër”, shkruan Betimi për Drejtësi, përcjell Klankosova.

Ky veprim, sipas prokurorisë i ka lënë hapur mundësinë OE “Bechtel & Enka” që më 27 nëntor 2017 të paraqes pranë punëdhënësit kërkesën për pagesën e shumës shtesë në vlerë prej 63 milionë euro, në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip