61 raste të reja me Covid-19 në Gjilan, Haziri: Ky është alarm për kujdes të shtuar

Shpërndaje

Haziri flet për regjistrimin e 61 rasteve të reja me COVID-19 në Gjilan.

Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.

Kreu i Gjilanit njoftoi se gjatë ditës ka marrë konfirmimin se 34 persona të shëruar nga virusi.

“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip