A do të merr pjesë AAK-ja në seancën konstituive të Kuvendit, flet Haradinaj

Shpërndaje

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka folu rreth qëndrimit të partisë së tij nëse do të qëndroj në sallë në ditën e konstituimit të Kuvendit.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se partia që ai drejton do të merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Po, AAK-ja do të merr pjesë në seancë, është e interesuar të mos humbet kohë në konstituimin e Kuvendit që nënkupton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryesisë së Kuvendit pastaj të komisioneve të trupave punuese”, tha Haradinaj në RTV21.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, ka caktuar datën 22 mars për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip