Abdixhiku fitoi bindëshëm, ja sa vota mori Haziri e Mustafa

Shpërndaje

Prej sot, Lidhja Demokratike e Kosovës do të drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Me mbi 190 vota, Abdixhiku ka arritur që bindshëm të fitojë në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

328 delegatë të LDK-së kanë qenë sot të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor për të zgjedhur udhëheqësin e kësaj partie.

Mësohet se Lumir Abdixhiku në këto zgjedhje ka arritur që të marrë mbi 190 vota, kurse Lutfi Haziri mori 116 vota kurse Besian Mustafa mori vetëm 16 vota.

Gjashtë vota në këtë Kuvend Zgjedhor ishin të pavlefshme.

Pasi ky proces zgjedhor tashmë ka përfunduar, Lidhja Demokratike e Kosovës tash e tutje do të ketë një udhëheqje krejtësisht tjetër nga ajo që kishte.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip