Abdixhiku: Sot kanë përfunduar takimet me VV’në, javën e ardhshme takohemi vetëm me Vjosa Osmanin

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin , dhe kandidaten e VV’së për presidente, Vjosa Osmanin.

Abdixhiku ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të takohen ndaras vetëm me Vjosa Osmanin si pretendente për presidente ku edhe do t’i kërkojnë sqarime për pozicionet e saj për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për Vetëvendosjen dhe për opozitën.

“ Ne sot përfunduam takimin e parë me përfaqësuesin dhe kryetarin e VV’së, Albin Kurtin. Ku diskutuam temat e sekuencës së formimit të institucioneve. Këtu kemi përfunduar takimet me VV’në, sepse pozicionet tona janë të qarta. Kështu ka vendosur zëri qytetar. VV është në pozitë, ne jemi në opozitë. Ne do të jemi një opozitë aktive dhe do të jemi një alternative e re. Këtu përfundojmë takimin me VV’në dhe jemi të dakorduar, që pas formimit të qeverisë, të takohemi me pretendenten për presidente, dhe të kuptojmë pozicionin e saj karshi LDK’së, Vetëvendosjes, opozitës. Presim që javën e ardhshme të kemi ftesë nga kandidatja për presidente”, ka thënë Abdixhiku.

“Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme, por për këtë duhet pyetur ata që duhet t’i formojnë institucionet”, ka shtuar tutje.

“Në seancën e të hënës marrim pjesë në seancë si opozitë”, ka potencuar.

“Nesër do t’ua prezantojë organeve detajet e këtij takimi. Si LDK kemi thënë që s’jemi të interesuar për destabilizim. Të gjitha vendimet do t’i marrim brenda partisë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip