Aksident i rëndë në Spanjë: Humbë jetën një shqiptar

Shpërndaje

Nga ky aksident kanw qenw disa mistere pwr autoritetet spanjolle.

Një aksident i rëndë është regjistruar në Spanjë, ku njëri nga dy viktimat është shqiptar.
Ngjarja ndodhi në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë në orën 5 të mëngjesit.
Mediat spanjolle raportojnë se i plagosur ka mbetur dhe një 33-vjeçar, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina.

Ndërkohë që mister mbetet fakti se dy viktimat gjetur pa rroba në trup dhe njërit prej tyre i ishte humbur koka.

Po ashtu mësohet se viktimat janë të moshave 24-vjeçare, shqiptari dhe një rumun, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.

Një ndër hipotezat e hetuesve të çështjes është fakti se një prej makinave mund të ketë pësuar defekt në rrugë, ndërsa drejtuesi dhe shoferi kanë dalë jashtë dhe janë përplasur nga një mjet tjetër.

Po ashtu nuk përjashtohet dhe një tjetër pistë, për faktin se pse viktimat ishin të zhveshura, ndërkohë që ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me krimin e organizuar. Do të jetë autopsia ajo që do të çojë në zbulimin e shkakut të vdekjes së dy të rinjve.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip