AKTUALITETE

Argumenti i pazakontë i ministrit Lleshaj për të treguar efektivitetin e policisë në luftën ndaj drogës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj hodhi poshtë akuzat e opozitës parlamentare se është bërë pak në luftën ndaj drogës dhe krimit në vend. Ai përdori një argument jo të zakonshëm për të vërtetuar se në vend nuk po mbillet më kanabis sativa, “rritja e çmimit të kanabisit tregon efektivitet të punës së policisë”

“Fenomeni i kanabisit ka marrë goditje të pakthyeshme, dhe viti 2010 do jetë viti i thellimit të kësaj lufte për ta çrrënjosur këtë fenomen që e ka goditur vendin që në vitin `90.

Sasia e kapur jashtë Shqipërisë së kanabisit është tregues për rritjen e luftës kundër kanabisit, çmimi i kanabisit e kanë rritur në nivele të panjohura në 30 vitet e fundit në 800 euro për kg, që nënkupton që furnizimi është reduktuar në mënyrë te jashtëzakonshme, gjë që ka çuar në rritjen e çmimit të kësaj lënde narkotike duke treguar efektivitet të punës së policisë”, tha ministri i Brendshëm në foltoren e kuvendit.

Ai shtoi se gjendja e rendit dhe krimit është në parametrat më të mirë historik.
..

“Janë goditur në 2019, 24 grupe kriminale në krahasim me 12 në vitin 2018, janë kapur 204 persona nga 108 të një viti më parë. Niveli i zbulueshmërisë është i rritur e s’pranoj kurrsesi opinionin tuaj zoti Maliqi se shumica e ngjarjeve kriminale janë të pazbuluara.”

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top