AKTUALITETE

Atentat ndaj Izet Haxhisë?! Drejtori i Burgjeve sqaron të vërtetën

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili i është përgjigjur sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Sigurisë.

Nisur nga lajmet e pak ditëve më parë, ku avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri denoncoi një aksident sipas tij të ndodhur në makinën ku udhëtonte klienti i tij gjatë transportit për në Gjykatë, Ismaili hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, duke mohuar si të pavërteta pretendimet e avokatit për një aksident.

“Për Izet haxhinë ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh. Nuk ka patur asnjë aksident”, tha Ismaili në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë çështje,

Pak ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë, denoncoi incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj sipas tij u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Izet Haxhisë i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në atë moment ..


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili i është përgjigjur sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Sigurisë.

Nisur nga lajmet e pak ditëve më parë, ku avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri denoncoi një aksident sipas tij të ndodhur në makinën ku udhëtonte klienti i tij gjatë transportit për në Gjykatë, Ismaili hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, duke mohuar si të pavërteta pretendimet e avokatit për një aksident.

“Për Izet haxhinë ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh. Nuk ka patur asnjë aksident”, tha Ismaili në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë çështje,

Pak ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë, denoncoi incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj sipas tij u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Izet Haxhisë i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në atë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër.

Po ashtu ai tha se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit, ndërsa e konsideroi incidentin, një mesazh për t’i mbyllur gojën.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top