AKTUALITETE

Borrell: Ballkanit Perëndimor t’i ofrohet integrimi në BE

Nëse Brukseli dëshiron që Ballkani Perëndimor të kalojë me sukses pajtimin dhe reformën, ai duhet t’i ofrojë rajonit një proces të besueshëm të hyrjes në BE që do t`i sjelle atyre vendeve përfitime shtesë, deklaroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një analizë për Project Syndicate, Borrell shprehet se Bashkimi Europian duhet të rishikojë gjuhën dhe ta perceptojë veten si një faktor gjeostrategjik të nivelit të lartë në mënyrë që të mos jetë humbës në konkurrencën me Amerikën dhe Kinën.

Në një botë të mbizotëruar gjithnjë e më shumë nga gjeopolitika dhe forca brutale, BE-ja duhet të kombinojë forcën dhe vullnetin e saj politik për të pasur një ndikim mbi ngjarjet, dhe për këtë arsye duhet së pari të mbrojë interesat e veta , duke i ofruar anëtarësimin Ballkanit Perëndimor dhe duke shpërblyer përparimin e kandidatit gjatë rrugës , theksoi Borrell.

Kryediplomati europian u shpreh se blloku duhet të përballet me veprimet e tre fuqive më të mëdha të botës, SHBA-së..

Nëse Brukseli dëshiron që Ballkani Perëndimor të kalojë me sukses pajtimin dhe reformën, ai duhet t’i ofrojë rajonit një proces të besueshëm të hyrjes në BE që do t`i sjelle atyre vendeve përfitime shtesë, deklaroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një analizë për Project Syndicate, Borrell shprehet se Bashkimi Europian duhet të rishikojë gjuhën dhe ta perceptojë veten si një faktor gjeostrategjik të nivelit të lartë në mënyrë që të mos jetë humbës në konkurrencën me Amerikën dhe Kinën.

Në një botë të mbizotëruar gjithnjë e më shumë nga gjeopolitika dhe forca brutale, BE-ja duhet të kombinojë forcën dhe vullnetin e saj politik për të pasur një ndikim mbi ngjarjet, dhe për këtë arsye duhet së pari të mbrojë interesat e veta , duke i ofruar anëtarësimin Ballkanit Perëndimor dhe duke shpërblyer përparimin e kandidatit gjatë rrugës , theksoi Borrell.

Kryediplomati europian u shpreh se blloku duhet të përballet me veprimet e tre fuqive më të mëdha të botës, SHBA-së, Kinës dhe Rusisë ndërsa shtoi se “problemi i Europës është mungesa e vullnetit politik për të bashkuar forcat e garantuar koherencën dhe ushtrimin e ndikimit të tij sa më shumë që të jetë e mundur”.

Borell e ka shprehur dhe më parë qëndrimin se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, rruga e të cilit sipas shefit të diplomacisë europiane duhet të ndërtohet duke shtuar besimin e ndërsjelltë e duke e bërë procesin e anëtarësimit, më bindës.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top