AKTUALITETE

“I punësuar” si shitës droge, të riun nga Tirana e tradhëtoi makina luksoze

Policia e Tiranës nuk ndalet me operacionet e saj kundër krimit, duke shënuar rastin e radhës të arrestimit të një 22 vjeçari që shiste lëndë narkotike dhe madje kishte në pronësi edhe një makinë luksoze, edhe pse pa punuar asnjë ditë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet Xh.A, vetëm 22 vjeç.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të ..

Policia e Tiranës nuk ndalet me operacionet e saj kundër krimit, duke shënuar rastin e radhës të arrestimit të një 22 vjeçari që shiste lëndë narkotike dhe madje kishte në pronësi edhe një makinë luksoze, edhe pse pa punuar asnjë ditë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet Xh.A, vetëm 22 vjeç.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top