AKTUALITETE

Ja çka shkrunte në ditar Astrit Dehar kur po qëndronte në burg

Me 30 gusht të vitit 2016 ishte arrestuar Astrit Dehari, bashkë me katër aktivistë të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje nga një operacion të forcave speciale, pasi që dyshoheshin se kishin organizuar sulmin me granatë hedhës në Kuvendin e Kosovës.

Atij më pas i ishte caktuar masa e sigurisë, ndërsa ishte dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

E brenda këtyre mureve të rrethuara me gjemba njëzetegjashtë vjeçari, Astrit Dehari kishte edhe ditë të lumtura.

Dita e gjashtë e muajit nëntor të vitit 2016 ishte dita më e gëzuar e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

T7 e ka siguruar ditarin e të ndjerit Astrit Deharit.

Në këtë ditë ai mori lajmin më të mirë të jetës së tij, gruaja e tij Arta ia kumtoi lajmin se do bëheshin prindër.

E këtë ditë Astriti e kishte shënuar edhe në ditarin e tij.

“Sot pata në vizitë babën, Artën dhe Emrush Xhemajlin, vizita ishte e këndshme. Arta më gëzoi me një lajm, madje po frikësohem të gëzohem. Është shiku te mjeku, është në javën 7-8 të shta..

Me 30 gusht të vitit 2016 ishte arrestuar Astrit Dehari, bashkë me katër aktivistë të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje nga një operacion të forcave speciale, pasi që dyshoheshin se kishin organizuar sulmin me granatë hedhës në Kuvendin e Kosovës.

Atij më pas i ishte caktuar masa e sigurisë, ndërsa ishte dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

E brenda këtyre mureve të rrethuara me gjemba njëzetegjashtë vjeçari, Astrit Dehari kishte edhe ditë të lumtura.

Dita e gjashtë e muajit nëntor të vitit 2016 ishte dita më e gëzuar e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

T7 e ka siguruar ditarin e të ndjerit Astrit Deharit.

Në këtë ditë ai mori lajmin më të mirë të jetës së tij, gruaja e tij Arta ia kumtoi lajmin se do bëheshin prindër.

E këtë ditë Astriti e kishte shënuar edhe në ditarin e tij.

“Sot pata në vizitë babën, Artën dhe Emrush Xhemajlin, vizita ishte e këndshme. Arta më gëzoi me një lajm, madje po frikësohem të gëzohem. Është shiku te mjeku, është në javën 7-8 të shtatzanisë dhe frytit i janë dëgjuar të rrahurat e zemrës. Lajm i mirë për mua të gëzohem.

Arta dukej mirë dhe më tha se ka diçka të re.,sipas kësaj që po më thonë nuk po hetohemi për armë”

E gjatë kohës kur Dehari kalonte kohën brenda qelinë u kujdes të mbante shënime nga përditshmëria e këtu nuk mungonin aktivitetet e Lëvizjes e të rejat e skenës politike.

“Sot pati pati zhvillime të reja. Kishim lajme që tregojnë ngjeshje të agjendës politike në Kuvend.

Kadri Veseli i parlajmëroi dy gjëra, ai na tregoj se demarkacioni do të jetë shumë shpejt në rend dite. Madje tha se deri tash kjo çështje moti është dashur të mbyllet duke na fajësuar neve për mos miratim të deritashëm”.

Por, në ditarin e tij ai ishte kujdesur të shkruante edhe gjëra të tjera.

Madje, Astrit Dehari kishte përshkruar edhe dyshimin për hetimet rreth rastit që po akuzohej ai bashkë me katër aktivistë të Vetëvendosjes.

“Përshtypja ime se cfarë do të ndodhë këtyre ditëve

Duke pasur parasysh se kanë kaluar fix 44 ditë nga arrestimi besoj se policia e prokuroria kanë avancuar me hetime. Po ashtu besoj se janë duke nderuar raste dhe vetë mënyra të paraqitjes së rastit do të jetë e planifikuar.

Ditët e arrestimit tonë ishin spektakël, sipas asaj që na kanë treguar për diku 3 ditë kemi qenë top lajme si terroriste, janë ekspozuar armë gjatë konferencave”

Këto janë vetëm disa nga letrat që Astrit ka shkruar gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ndonëse ishte duke e pritur të bëhej baba, Astrit Dehari nuk e priti ditën të merrte në duar vajzën.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top