AKTUALITETE

Konflikti Presidencë-Parlament, nesër vjen në Tiranë përfaqësia e Komisionit të Venecias

Një përfaqësi e Komisionit të Venecias do të vijë në Tiranë ditën e nesërme, për të shqyrtuar konfliktin midis presidentit dhe shumicës për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e cilëson antikushtetuese dekretin e Kreut të Shtetit për anëtaren e Kushtetueses Marsida Xhaferllari.

Ndërsa Ilir Meta ka përpiluar një kërkesë 64 faqëshe,ku akuzon parlamentin dhe kreun e KED-së Ardian Dvorani se kanë shkelur Kushtetutën për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetueses, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Përfaqësia e Komisionit të Venecias do të takojë në orën 09:30 të ditës së nesërme kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në 10:40 do të kenë takim me Komisionin Hetimor, në 12 me presidentin Ilir Meta dhe në 16:00 me Arta Vorpsin.

Ndërkohë me 14 shkurt, përfaqësia e Komisionit të Venecias do të takohet me kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Në vazhdim do të përpilohet një raport paraprak, ndërsa më 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias, nga ku edhe do të hart..

Një përfaqësi e Komisionit të Venecias do të vijë në Tiranë ditën e nesërme, për të shqyrtuar konfliktin midis presidentit dhe shumicës për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e cilëson antikushtetuese dekretin e Kreut të Shtetit për anëtaren e Kushtetueses Marsida Xhaferllari.

Ndërsa Ilir Meta ka përpiluar një kërkesë 64 faqëshe,ku akuzon parlamentin dhe kreun e KED-së Ardian Dvorani se kanë shkelur Kushtetutën për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetueses, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Përfaqësia e Komisionit të Venecias do të takojë në orën 09:30 të ditës së nesërme kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në 10:40 do të kenë takim me Komisionin Hetimor, në 12 me presidentin Ilir Meta dhe në 16:00 me Arta Vorpsin.

Ndërkohë me 14 shkurt, përfaqësia e Komisionit të Venecias do të takohet me kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Në vazhdim do të përpilohet një raport paraprak, ndërsa më 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias, nga ku edhe do të hartohet një raport përfundimtar.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top