AKTUALITETE

Kreu i ILD-së ngjalli polemika, a po krijon kryeministri një instrument për të kontrolluar gjykatësit dhe prokurorët?

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në parlament se Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) do t’i jepet kompetenca që të pezullojë e nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Opinioni publik në vend është befasuar jo pak pas vendimeve të fundit të gjykatave, ku kanë fituar lirinë me kusht persona të njohur të botës së krimit. Nisur nga kjo, kreu i qeverisë ka njoftuar nismën e re, që ka për qëllim të godasë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Por sa efektive do të jetë ajo?

Një fakt me rëndësi është se në krye të institucionit që fiton kompetenca të mëdha është Artur Metani, ish Avokat i Shtetit dhe vëllai i ish ministres Eglantina Gjermeni.

Për PD-në, emërimi i tij është i paligjshëm dhe bëhet që kreu i qeverisë të ketë mundësinë që “të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës”

“Sot ne i japim një fuqi të re ILD-së, duke i dhënë mundësi ILD-së që të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive d..

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në parlament se Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) do t’i jepet kompetenca që të pezullojë e nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Opinioni publik në vend është befasuar jo pak pas vendimeve të fundit të gjykatave, ku kanë fituar lirinë me kusht persona të njohur të botës së krimit. Nisur nga kjo, kreu i qeverisë ka njoftuar nismën e re, që ka për qëllim të godasë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Por sa efektive do të jetë ajo?

Një fakt me rëndësi është se në krye të institucionit që fiton kompetenca të mëdha është Artur Metani, ish Avokat i Shtetit dhe vëllai i ish ministres Eglantina Gjermeni.

Për PD-në, emërimi i tij është i paligjshëm dhe bëhet që kreu i qeverisë të ketë mundësinë që “të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës”

“Sot ne i japim një fuqi të re ILD-së, duke i dhënë mundësi ILD-së që të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve.

Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vetingu, do iu bëhet më keq se vetingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë.”, tha Rama nga foltorja.

Më 21 janar, në një prononcim për mediat, sekretari për Çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, denoncoi një shkelje të kushtetutës. Ai e quajti të paligjshëm emërimin e Artur Metanit, në krye të ILD-së.

“Me urdhër të Edi Ramës, parlamenti emëroi në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të organeve të drejtësisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtorin, vartësin e kryeministrit, Artur Metanin, vëllanë e deputetes ish-ministre , duke shënuar kapjen edhe të një institucioni tjetër të drejtësisë.

Metani u emërua nga vetë kryeministri, Avokat i Shtetit, pra vartës direkt i tij, pa folur për lidhjet familjare e nepotike të Metanit më eksponentë të njohur të qeverisë dhe Partisë Socialiste, gjë që është bërë normë për drejtuesit e lartë të organeve të reja të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kunati i një tjetër deputeteje socialiste.”, tha Gjata.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top