AKTUALITETE

Kryeministri Rama lajmëron një fazë të re në procesin e rindërtimit pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama informoi se procesi i rindërtimit të banesave të reja pas tërmetit të 26 nëntorit do të nisë shumë shpejt dhe gjithçka është gati.

Modelet e banesave individuale janë konfirmuar e në ditët e ardhshme do të hapet gara për kompanitë, që ofrojnë mbështetjen për këto shtëpi.

Si fillim banesa do të ndërtohen në Laç, Thumanë dhe Shijak.

“Kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit, një pjesë të konsiderueshme të planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë tre zonat, ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, së shpejti. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas tipologjive, që do të thotë se jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurës së garës së hapur për të ftuar kompanitë që ofrojnë suportin për shtëpitë individuale. Do bëjmë të mundur që shumë shpejt të fillojnë procedurën e garave, në mënyrë që të fillojmë me rindërtimin.”, tha Rama në mbledhjen e katërt e Komitetit ..

Kryeministri Edi Rama informoi se procesi i rindërtimit të banesave të reja pas tërmetit të 26 nëntorit do të nisë shumë shpejt dhe gjithçka është gati.

Modelet e banesave individuale janë konfirmuar e në ditët e ardhshme do të hapet gara për kompanitë, që ofrojnë mbështetjen për këto shtëpi.

Si fillim banesa do të ndërtohen në Laç, Thumanë dhe Shijak.

“Kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit, një pjesë të konsiderueshme të planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë tre zonat, ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, së shpejti. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas tipologjive, që do të thotë se jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurës së garës së hapur për të ftuar kompanitë që ofrojnë suportin për shtëpitë individuale. Do bëjmë të mundur që shumë shpejt të fillojnë procedurën e garave, në mënyrë që të fillojmë me rindërtimin.”, tha Rama në mbledhjen e katërt e Komitetit të Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

Kryeministri u bëri edhe në kërkesë qytetarëve.

“Jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë, çdo orë, pyetjen se kur do të kthehen në shtëpi dhe për këtë dua që të kërkoj me përulësi durimin e tyre, sepse ne po bëjmë maksimumin dhe dua që të bëjmë një proces rindërtimi, ku gjithçka të jetë sipas standardeve”

Ai siguroi se çdo qindarkë e publikut është në pritje të ekzekutimit të projekteve, i cili kërkon edhe pak kohë për të nisur.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top