AKTUALITETE

Lirimi i Endrit Dokles/ Sherri me dy gjyqtaret e Krujës, njëra kaloi vettingun, tjetra pret shkarkimin (EMRAT)

Endrit Dokle është tashmë në liri. Ai nuk dihet nëse ndodhet në Shqipëri, apo pas lirisë ka udhëtuar jashtë vendit. Megjithatë, emri i tij do të lakohet gjatë, për aq kohë sa refreni për Drejtësinë, korrupsionin, zbatimin e Reformës në Drejtësi, apo vendimet e çuditshme të gjyqësorit.

Për Endrit Doklen ka të paktën dy emra gjyqtaresh nga Kruja, ku për të njëjtën kërkesë njëra i dha liri, ndërsa tjetra jo. Madje, emrat e dy gjyqtareve janë pohuar sot edhe në seancën plenare nga ish-ministri Xhafaj, një prej atyre që ka udhëhequr Reformën në Drejtësi.

Gjithsesi, gjyqtaret Alma Kolgjoka dhe Enkeleida Hoxha janë në “konflikt” për lirimin e Endrit Dokles. Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha liroi me kusht nga burgu i Fushë-Krujës, Endrit Doklen, njërin nga anëtarët e të ashtuquajturës banda e Durrësit, i dënuar pak vite më parë me burgim të përjetshëm me formë të prerë për tre vrasje,e 3 tentativa vrasjeje dhe trafik droge nga qelitë e paraburgimit 302 në Tiranë.

Duke kaluar pa dëme nga ..

Duke kaluar pa dëme nga akuzat e shumta të viteve të kaluara, gjyqtarja Enkeleida Hoxha është kthyer në personazhin kryesor të këtyre ditëve, për shkak të lirimit me kusht të Endrit Dokles, i dënuar në 16 korrik 2014 me burgim të përjetshëm, me një vendim të Gjykatës së Lartë.

Dokle, është shpallur fajtor për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim me Dritan Dishën, ngjarje kjo e ndodhur në 9 korrik 2000, për vrasjen me paramendim në bashkëpunim të Erion Lames ndodhur në 14 janar 2002, për tre tentativa vrasjeje me paramendim në bashkëpunim, në dëm të Lulzim Berishës, ngjarje të ndodhura në Durrës në 5 prill 2005, në 5 maj 2005, dhe në 30 gusht 2005; për vrasjen me paramendim kryer në bashkëpunim, ndaj Avni Gashit, ngjarje kjo e ndodhur në 12 tetor 2005 në Tiranë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Njëherësh Dokle, është dënuar me 16 vjet burgim edhe për akuzën e “Trafikut të narkotikëve në bashkëpunim“, kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, dënim i cili është dhënë në 8 janar 2013.

Endrit Dokle është arrestuar në 2 nëntor 2005 dhe sipas përllogaritjes së gjykatëses, Enkeleida Hoxha, Dokle ka vuajtur pjesën dërmuese të dënimit me burgim të përjetshëm dhe për pasojë, ka vendosur ta lirojë me kusht, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Dy kërkesat e fundit të Endrit Dokles, janë bërë në shtator dhe tetor 2019, një për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit dhe një për lirimin me kusht.

Shtatë nga këto kërkesa që Dokle ka depozituar në gjykatë janë gjykuar nga Enkelejda Hoxha, dhe ka dalë gjithmonë fitues. Ndërkohë në të gjitha gjykimet e tjera kur nuk ishte Enkelejda Hoxha si gjyqtare, Dokle është tërhequr nga kërkesa dhe në rastet e tjera kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjyqtarët e Krujës.

Vendimi i parë i gjyqtare Enkeleida Hoxha, në favor të Endrit Dokles, është dhënë në 17 tetor 2018, kur i ka pranuar kërkesën për njohjen e ditëve si kohë paraburgimi nga data 2 korrik 2012 deri më 16 korrik 2014, kur ai ndodhej në paraburgim, duke i ulur 1 vit burgim.

Më tej Enkeleida Hoxha në arsyet se pse pranon t’i ulë dënimin me 585 ditë Endrit Dokles nënvizon se: ”Endrit Dokle ka respektuar me korrektësi rregulloren, nuk ka pasur asnjë masë disiplinore përgjatë periudhës së vuajtjes së dënimit nga moment i ndalimit viti 2005 e deri më tani. Ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëvuajtësit dhe aktivizohet në veprimtaritë me natyrë edukative si dhe është i përfshirë në organikën e punës”.

Por pranimi i uljes së dënimit të Dokles, bie në kundërshtim me një vendim tjetër, mbi një kërkesë të ngjashme gjykuar nga e njëjta gjykatë, por me gjyqtare Alma Kolgjokën. Kolgjoka në muajin Prill 2019 kishte vendosur rrëzimin kërkesës së Dokles që kërkonte pikërisht ulje dënimi nga 45 ditë, për çdo vit prej vitit 2005 kur ai ishte arrestuar. Gjyqtarja Kolgjoka arsyeton ndër të tjera se: ”Një i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi, pasi nuk mund ti llogariten tek koha e mbetur për të vuajtur, pasqyruar kjo edhe tek dinamika e vuajtjes së dënimit. Ky është shkaku që sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit ai nuk ka përfituar asnjëherë ulje dënimi me vendim gjykate”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top