AKTUALITETE

Merret vendimi/ Shqipëria në rrjetin ENFAST, shpërblime për qytetarët që zbulojnë super të kërkuarit

Që prej vitit të kaluar Shqipëria ka krijuar një njësi speciale, e cila do të merret vetëm me ndalimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo njësi tashmë i është bashkuar rrjetit ENFAST, e cila është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane. Ka një listë me 50 persona në kërkim, të cilët policia ka filluar t’i bëjë publikë së fundmi.

Këtë gjë e ka konfirmuar Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm, që shkruan na faqen e tij zyrtare në Facebook: “Shqipëria është anëtari më i ri i #ENFAST! FAST shkëmbim informacioni në kohë reale 24/7, koordinim & operacione të përbashkëta me njësitë homologe.

Për personat më të kërkuar, së bashku me #ENFAST & #Europol do të ofrohen shpërblime të konsiderueshme për qytetarët që bashkëpunojnë me Policia e Shtetit” – shkruan numri dy i Ministrisë së Brendshme.

Përfshirja e specialëve në rrjetin ENFAST, i jep vendin tonë mundësinë e bashkëpunimit më njësitë e vendeve ku Shqipëria nuk ka akses. Sp..

Që prej vitit të kaluar Shqipëria ka krijuar një njësi speciale, e cila do të merret vetëm me ndalimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo njësi tashmë i është bashkuar rrjetit ENFAST, e cila është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane. Ka një listë me 50 persona në kërkim, të cilët policia ka filluar t’i bëjë publikë së fundmi.

Këtë gjë e ka konfirmuar Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm, që shkruan na faqen e tij zyrtare në Facebook: “Shqipëria është anëtari më i ri i #ENFAST! FAST🇦🇱 shkëmbim informacioni në kohë reale 24/7, koordinim & operacione të përbashkëta me njësitë homologe.

Për personat më të kërkuar, së bashku me #ENFAST & #Europol do të ofrohen shpërblime të konsiderueshme për qytetarët që bashkëpunojnë me Policia e Shtetit” – shkruan numri dy i Ministrisë së Brendshme.

Përfshirja e specialëve në rrjetin ENFAST, i jep vendin tonë mundësinë e bashkëpunimit më njësitë e vendeve ku Shqipëria nuk ka akses. Specialët e policisë, do të funksionojnë në bazë të dy komponentëve; asaj të inteligjencës që punon në zyra, të cilët grumbullojnë dhe shkëmbejnë informacione me vendet partnere si dhe komponenti operativ.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top