AKTUALITETE

Ndërkombëtarët kërkojnë shkarkimin e prokurores së Durrësit, ja arsyeja

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shfaqet jo pak i vëmendshëm në të gjitha rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që përfshihen në procesin e vettingut. Së fundi, përmes një kërkese drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ONM, që ka edhe vëzhgues të saj në trupat gjyqësore të shkallës së dytë të verifikimit kërkon shkarkimin e prokurores Anita Jella.

Kjo e fundit mundi të marrë konfirmimin në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por ku vendim nuk e ka bindur ONM, e cila kërkon shkarkimin, duke vënë në dukje mangësitë në ligjshmërinë e pasurisë së saj.

Duhet thënë se më shumë se 80 për qind e të shkarkuarve të deritanishëm nga KPK, apo KPA, dy shkallët e vettingut kanë qenë për probleme të pasurisë dhe shumë më pak për mungesë të profesionalizmit.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top