AKTUALITETE

Nenet e Kodit të Procedurës Penale që i bëjnë të pavlefshme të gjitha veprimet e OFL-së për sekuestrimet

Në kuadër të zbatimit të asaj që u quajt Paketa “Anti KÇK” brenda strukturave ekzistuese të policisë së shtetit, është ngritur edhe një lloj strukture e veçantë e njohur ndryshe si OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

Kjo njësi e përbërë nga agjentë të trajnuar ka për qëllim ekzekutimin e masave të sekuestros që tashmë me ndryshimet ligjore mund të vendosen edhe nga policia.

Por duhet thënë që nisur nga veprimet e OFL-së janë ngritur mjaft pikëpyetje, pasi sekuestrimet janë bërë pa marrë më parë një lejë të veçantë nga Gjykata qoftë edhe për kontroll personal të subjekteve të dyshuar.

Konkretisht, ndryshe nga sa ka vepruar OFL-ja, neni 202 i Kodit të Procedurës penale në pjesën për vënien e sekuestros dhe modalitetet e saj, parashikon shprehimisht:

Vendimi për lejimin e kontrollit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)

Vendimi për lejimin e kontrollit duhet të tregojë llojin e kontrollit, personin që kontrollohet dhe gjenealitetet e tij, vendin apo banesën objekt kontrolli, ..

Në kuadër të zbatimit të asaj që u quajt Paketa “Anti KÇK” brenda strukturave ekzistuese të policisë së shtetit, është ngritur edhe një lloj strukture e veçantë e njohur ndryshe si OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

Kjo njësi e përbërë nga agjentë të trajnuar ka për qëllim ekzekutimin e masave të sekuestros që tashmë me ndryshimet ligjore mund të vendosen edhe nga policia.

Por duhet thënë që nisur nga veprimet e OFL-së janë ngritur mjaft pikëpyetje, pasi sekuestrimet janë bërë pa marrë më parë një lejë të veçantë nga Gjykata qoftë edhe për kontroll personal të subjekteve të dyshuar.

Konkretisht, ndryshe nga sa ka vepruar OFL-ja, neni 202 i Kodit të Procedurës penale në pjesën për vënien e sekuestros dhe modalitetet e saj, parashikon shprehimisht:

Vendimi për lejimin e kontrollit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)

  1. Vendimi për lejimin e kontrollit duhet të tregojë llojin e kontrollit, personin që kontrollohet dhe gjenealitetet e tij, vendin apo banesën objekt kontrolli, provat materiale apo sendet që kërkohen, arsyet që lejojnë kontrollin, si edhe autoritetin që do të kryejë atë.

Vendimi i kontrollit duhet të përcaktojë llojin e informacionit që kërkohet dhe mënyrën e marrjes së tij. 3. Gjykata merr vendim të arsyetuar në dhomë këshillimi, brenda 24 orëve nga kërkesa e prokurorit. Kundër vendimit që refuzon kërkesën për kontroll mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit brenda 24 orëve. Gjykata e apelit shqyrton ankimin brenda 48 orëve nga marrja e akteve. 4. Kontrolli duhet të përfundojë brenda 72 orëve nga momenti i marrjes së vendimit për kryerjen e tij.

Pra ajo që kuptohet lehtësisht nga një interpretim qoftë edhe sipërfaqësor i dispozitës së mësipërme është fakti që për të vendosur një masë sekuestrimi, kërkohet ezaurimi i një procedure me afate të detajuara.

Që në sekuestrimet e bëra nga OFL ne deri më tani nuk i kemi parë.

Të njëjtin parashikim procedurial bën edhe neni 204 i KPP-së kur bëhet kontrolli i personave që mund të jenë të dyshuar në rrethin e subjekteve të përcaktuara nga OFL-ja.

Kontrolli i personit (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)

  1. Para se të bëhet kontrolli i personit, atij që do të kontrollohet i dorëzohet një kopje e vendimit të kontrollit, duke i bërë të ditur të drejtën për të kërkuar praninë e një personi të besuar, me kusht që ai të gjendet shpejt dhe të jetë i përshtatshëm. 2. Kontrolli bëhet duke respektuar dinjitetin dhe integritetin personal të atij që kontrollohet. Kontrolli i personit bëhet nga një person i së njëjtës gjini, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është e mundur për shkak të rrethanave.

Pra qartazi asnjë prej dy dispozitave ligjore të mësipërme nuk janë respektuar dhe përmenduar gjatë aksioneve të OFL-së, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top