AKTUALITETE

Një vit nga vrasja e Katcifas, ndalohen në Kakavijë aktivistë të Vorio-Epirit (FOTO)

Babis Karathano një nga aktivistët e organizatave të Vorio-Epirit është ndaluar sot nga policia që të hyjë në tokën shqiptare nga kufiri grek. Në orët e pasdites një tjetër aktivist, sipas burimeve të Policisë shqiptare u ndalua në tentativë pë të hyrë në territorin shqiptar. Karathano duket se është shpallur “non grata” në Shqipëri. Dëbimin ai e ka bërë publik vetë duke treguar dokumentin e firmosur nga dy policët shqiptarë.

Ja çfarë thuhet në postimin e tij në “Facebook”:

“Dokumenti i fotografisë thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqi-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Katcifas ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri.

Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e s..

Babis Karathano një nga aktivistët e organizatave të Vorio-Epirit është ndaluar sot nga policia që të hyjë në tokën shqiptare nga kufiri grek. Në orët e pasdites një tjetër aktivist, sipas burimeve të Policisë shqiptare u ndalua në tentativë pë të hyrë në territorin shqiptar. Karathano duket se është shpallur “non grata” në Shqipëri. Dëbimin ai e ka bërë publik vetë duke treguar dokumentin e firmosur nga dy policët shqiptarë.

Ja çfarë thuhet në postimin e tij në “Facebook”:

“Dokumenti i fotografisë thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqi-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Katcifas ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri.

Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane.

Ndërkohë përditë po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët grekë nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.”

Një vit më parë Karathanos ishte në Bularat dhe është shoqeëruar për disa orë nga policia shqiptare dhe është marrë në pyetje. Ai ishte në ceremoninë e varrimit të Katcifas, ekstremistit grek që me armë në dorë qëlloi mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë.

Me armë në dorë Kacifas shkoi në një kodër sipër fshatit dhe është qëlluar për vdekje nga RENEA e cila morri zonën nën kontroll.Top Channel

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top