AKTUALITETE

“Nuk ka më lojë macja me miun”/ Rama kërcënon hapur të korruptuarit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga salla e Kuvendit se do të nisë goditja ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që ai i cilëson si “grupi KÇK”.

Rama njoftoi se sot do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

“Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve.

Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se V..

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga salla e Kuvendit se do të nisë goditja ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që ai i cilëson si “grupi KÇK”.

Rama njoftoi se sot do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

“Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve.

Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë.

Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, tha Rama.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top