AKTUALITETE

Para atentatit, në Gjykatën e Apelit ishte një gjyq pronash në Gjirin e Lalzit (DETAJE)

Para atentatit, në Gjykatën e Apelit në Durrës është zhvilluar një proces që lidhet me tokat në Gjirin e Lalëzit, ku njëri nga palët është lidhje e largët e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.

Seanca është mbajtur në datën 29 tetor dhe palë është prokuroria që ka apeluar vendimin ndaj Daniel Shandros, i shpallur i pafajshëm, dhe avokatit Arian Myderrizit, i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

Procesi në datën 29 është shtyrë thonë burime të sigurta të Top Channel, pasi nuk ishte formuar trupa gjyqesore, ndërkohë që nga veprimet e grupit te hetimit edhe i njëjti proces ka dështuar sërish edhe këtë të enjte pasi mungonin palët.

Por ky gjyq që po zvarritet prej një viti ka në thelb çështjen për të cilën u përpoq edhe gjyqtari i vrarë Skerdilajd Konomi, madje në vendim përmendet edhe emri i të ndjerit, përmes dëshmisë së dëshmitares Flutura Kona, që kujton se Skerdilajdi ishte i interesuar për dokumentët pasi i shërbenin për gjykimin e themelit.

Por prokurorët nuk japin detaje m..

Por prokurorët nuk japin detaje mbi këto indicie dhe dyshimet e tyre edhe për një proces tjetër civil në gjykatën e Durrësit dhe kush gjendej pas tyre, pasi ende janë duke mbledhur prova.

Nga ana tjetër prokurorët nuk e kanë pyetur ende të plagosurin tjetër Aleksandër Laho, por vazhdojnë të besojnë se në qendër të atentatit ishin edhe prokurori edhe “Rrumi”, ndërkohë që hetimet janë të fokusuara tek vepra e vrasjes për shkak të cilësive, e mbetur në tentativë ndaj këtyre të dyve, por pasi shoferi ndërroi jetë pritet që akuza të ndryshojë./Top Channel

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top