AKTUALITETE

Pasuria marramendëse e gjyqtarit të Apelit, jep dorëheqjen për t’i shpëtuar vettingut (EMRI)

Astrit Haxhialushi është gjyqtari i radhës që ka vendosur të japë dorëheqjen, duke shmangur në këtë mënrë edhe procesin e vettingut. Ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Haxhialushi, ka vendosur të japë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit.

Në 11 shtator 2018, Astrit Haxhialushi është përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për t’ju nënshtruar verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Sipas të gjitha gjasave, gjyqtari mund të jetë njohur me rezultatet e hetimit, ndonëse nuk ishte caktuar një datë për paraqitjen e tij në Komisionin e Vetingut.

Nuk dihen se në çfarë konkluzioni ka arritur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por nga deklarimet e pasurisë që ka depozituar pranë ILDKPKI rezulton se gjyqtari ka në pronësi me qindra hektarë pyje, ullinj, arë dhe troje, të trashëguara sipas tij nga babai.

Haxhialushi ka në pronësi gjithashtu disa apartamente në Tiranë. Ajo që bie në sy..

Haxhialushi ka në pronësi gjithashtu disa apartamente në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se në vitin 2004, gjyqtari deklaron blerjen e apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 143 m2, vlera 6 263 400 lekë, ndërsa e shet katër vite më vonë, me vlerë 11 340 000 lekë. Gjithashtu, në vitin 2011, gjyqtari deklaron se bashkëshortja e tij, ka marrë dhuratë nga prindërit një njësi 2 mijë m2.

Arsyet reale të dorëheqjes pritet të pasqyrohen në vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut, por gjyqtari Astrit Haxhialushi, në një mbledhje të KLD të vitit 2016, para se të niste zbatimi i ligjit të Vetingut, ka deklaruar se ndihej i frikësuar.

Drejtësia është një nga shtyllat themelore të funksionimit të një shteti demokratik. Alarmi i rrezikut të kapjes së sistemit gjyqësor nga politika, përbën rënien e drejtësisë në vend dhe kërcënon parimin e ndarjes së pushteteve pa të cilën shteti i së drejtës nuk mund të ekzistojë.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top