AKTUALITETE

Plani i kryeministri për të goditur gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar: Do iu bëhet më keq se vetingu

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë do t’i jepet kompetencë që të nisë menjëherë hetimin për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Ai tha se sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD-së, duke i dhënë mundësi ILD-së të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë.”, tha ai në parlament duke shtuar “Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vetingu, do iu bëhet më keq se vetingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapje..

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë do t’i jepet kompetencë që të nisë menjëherë hetimin për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Ai tha se sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD-së, duke i dhënë mundësi ILD-së të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë.”, tha ai në parlament duke shtuar “Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vetingu, do iu bëhet më keq se vetingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top