AKTUALITETE

Polici i dehur hyn me makinë në oborrin e një shtëpie, nxjerr armën dhe qëllon të zotin

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi gjatë mëngjesit një efektiv policie në qytetin e Fierit, me gradën nënkomisar.

Gazetarja Anila Hoxha duke ju referuar burimeve tha se efektivi i FNSH. Fier P.Sh gjatë mesnatës teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie.

Siç bën me dije policia për Top Channel, gjatë aksidentit polici ka dëmtuar gardhin e shtëpisë në fjalë dhe automjetin e parkuar. Për këtë pronari i banesës është konfliktuar me policin dhe në konflikt e sipër P. SH pasi është prezantuar ka nxjerrë pistoletën dhe janë përleshur sërish.

Policia thotë se qytetari është dëmtuar në dorë nga qitja e pavullnetshme e armës. Ndërkohë pasi ka mbërritur në vendngjarje është kryer arrestimi i policit si dhe janë kryer veprime hetimore si testi i alkoolit që ka zbuluar se P.Sh ishte në gjendje të dehur si dhe është sekuestruar arma.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top