AKTUALITETE

Prokurori që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, të hënën përballet me vettingun (EMRI+FOTO)

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj do të dalë ditën e hënë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me hetimin e trefishtë ndaj tij, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Procesi i Vetingut për Hajdarmatajn, i njohur edhe si prokurori i dosjeve të “nxehta” ka nisur që në datën 8 maji të vitit 2019. Dosja e tij po shqyrtohet nga anëtarët e Vetingut Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Besim Hajdarmataj ka pasur në duar çështjen e Saimir Tahirit, dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, dosjen 339, e njohur ndryshe si dosja e Avdylajve si dhe dosjen Shullazi. Besim Hajdarmataj u përfol në rrethet politike dhe mediatike si i dyshuar për rrjedhjen e përgjimeve nga dosjes 339 dhe 184, drejt Partisë Demokratike, e cila më pas dyshohet se ia kaloi BILD. Për këtë çështje ka nisur një hetim, por ende nuk ka asnjë prokuror nën akuzë.

Në maj të vitit 2018, kryeprokurorja Arta Marku e shkarkoi Hajdarmatajn si drejtues të Prokurorisë për K..

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj do të dalë ditën e hënë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me hetimin e trefishtë ndaj tij, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Procesi i Vetingut për Hajdarmatajn, i njohur edhe si prokurori i dosjeve të “nxehta” ka nisur që në datën 8 maji të vitit 2019. Dosja e tij po shqyrtohet nga anëtarët e Vetingut Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Besim Hajdarmataj ka pasur në duar çështjen e Saimir Tahirit, dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, dosjen 339, e njohur ndryshe si dosja e Avdylajve si dhe dosjen Shullazi. Besim Hajdarmataj u përfol në rrethet politike dhe mediatike si i dyshuar për rrjedhjen e përgjimeve nga dosjes 339 dhe 184, drejt Partisë Demokratike, e cila më pas dyshohet se ia kaloi BILD. Për këtë çështje ka nisur një hetim, por ende nuk ka asnjë prokuror nën akuzë.

Në maj të vitit 2018, kryeprokurorja Arta Marku e shkarkoi Hajdarmatajn si drejtues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, duke e zëvendësuar me Donika Prelën. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë sërish në pozicionin e mëparshëm, pra prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ditën e hënë, Hajdarmataj do të njihet me rezultat e verifikimit, ku me interes pritet konkluzionet për figurën dhe vendimmarrjet për dosjet.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top