AKTUALITETE

Rrëzohet avioni në Itali, ishte në lartësinë mbi një metra dhe përfundoi në tokë

Një avion i vogël turistik është rrëzuar mëngjesin e ditës së sotme në Sirakuzë të Italisë, ku humbën jetën dy persona që ndodheshin në bord.

Sipas mediave të huaja aksidenti ka ndodhur pas një kontakti që aeroplani kishte me tokën, ku më pas mori flakë, duke marrë jetën e një instruktori ekspert dhe të një studenti të institutit aeronautik të Catania. Viktimat që kanë humbur jetën tragjikisht mësohet se janë S.B 53 vjeç dhe G.B 20 vjeç.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma, por dihet vetëm se teksa ishte në lartësi njëmijë metra, papritmas avioni humbi kontrollin dhe ra në tokë. Përveç policisë dhe zjarrfikësve, zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit, kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top