AKTUALITETE

“Të gjitha pakot nga diaspora që po kërkojnë të verifikohen janë dërguar nga datat 19 – 5 tetor”

Organizata GERMIN, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se nga data 19 shtator deri më 5 tetor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur gjithsejtë 15,795 pako të fletëvotimeve përmes postës ndërsa nga to, GERMIN thotë se 3,782 janë nga Republika e Serbisë.

Ndërkohë, organizata në fjalë thotë se nga data 6-11 tetor në KQZ kanë arritur edhe 4,639 pako me fletëvotime nga diaspora.

“Të gjitha këto pako janë dërguar nga data 19-5 tetor (gjatë procesit të rregullt të votimit me postë) në bazë të vulës së postës dërguese që shfaqet në pako, mirëpo nuk kanë arritur deri me 5 tetor në faun postar të KQZ-së, për shkaqe teknike të postës. Vonesa në arritjen e zarfeve me fletëvotime në kohë nuk është përgjegjësi e votuesve nga diaspora”, thotë kjo organizatë, ndërsa kërkon nga KQZ-ja që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimtar të 5 tetorit.

“Mospranimi i votave të tyre përbën një cenim të së drejtës kushtetuese për të votuar”, k..

Organizata GERMIN, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se nga data 19 shtator deri më 5 tetor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur gjithsejtë 15,795 pako të fletëvotimeve përmes postës ndërsa nga to, GERMIN thotë se 3,782 janë nga Republika e Serbisë.

Ndërkohë, organizata në fjalë thotë se nga data 6-11 tetor në KQZ kanë arritur edhe 4,639 pako me fletëvotime nga diaspora.

“Të gjitha këto pako janë dërguar nga data 19-5 tetor (gjatë procesit të rregullt të votimit me postë) në bazë të vulës së postës dërguese që shfaqet në pako, mirëpo nuk kanë arritur deri me 5 tetor në faun postar të KQZ-së, për shkaqe teknike të postës. Vonesa në arritjen e zarfeve me fletëvotime në kohë nuk është përgjegjësi e votuesve nga diaspora”, thotë kjo organizatë, ndërsa kërkon nga KQZ-ja që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimtar të 5 tetorit.

“Mospranimi i votave të tyre përbën një cenim të së drejtës kushtetuese për të votuar”, ka theksuar më tej organizata GERMIN.

Organizata ka përpiluar edhe një grafikon me, siç thotë, të gjitha detajet e dërgesave që janë nisur për secilën ditë (19-5 tetor), dhe thotë se ky informacion është identifikuar nga monitoruesit e tyre në këtë proces.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top