AKTUALITETE

“Ti je një komunist…të të vijë turp”, Ralf Gjoni përplaset në seancë me Gramoz Ruçin (DEBATI I PLOTE)

Seanca e Kuvendit që po vijon prej paradites është shoqëruar me debate së fundi mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni. Teksa ky i fundit po fliste për dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.

Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Ruçit. Pas disa paralajmërimeve, ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, prandaj nisi me etiketime dhe akuza nga Gramoz Ruçit. “Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar Ralg Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit.

Debati mes Ruçit dhe Gjonit në Kuvend
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, fol për ligjin
Ralf Gjoni: Po flas për ligjin
Gramoz Ruçi: Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin
Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar
Gramoz Ruçi: Po e kam ..

Gramoz Ruçi: Po e kam unë. Ulu, ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.
Ralf Gjoni: Zoti Kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja
Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj, se kur dy minuta që po zapton foltoren dhe përjashtohesh
Ralf Gjoni: Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!
Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, pas vërejtjes përjashtohesh nga seanca
Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! nuk ke turp!
Gramoz Ruçi: Gjoni nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta
Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi
Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top