AKTUALITETE

U kap me armë tek selia e PS/ Jepet vendimi për Vladimir Gjutën, ku i mori 180 mijë euro

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Vladimir Gjutën, i cili u arrestua me armë dhe mijëra euro pranë selisë së PS, teksa kryeministri Rama, ministrat e zyrtarët e PS ishin në mbledhje.

Avokati i Gjutës tha për mediat se paratë janë të ligjshme, ndërsa armën e mban për vetëmbrojtje.

“Ai pretendoi se paratë janë të ligjshme, pasi ka biznes dhe ka punuar në Angli. Paratë do i përdorte për biznesin e tij, ndërsa armën e mbante për vetëmbrojtje“, tha avokati.

Vladimir Gjuta u arrestua me një pistoletë me fishekë në gojë, rreth 180 mijë euro me vete (në valutë të ndryshme), dorëze metalike, i kamufluar me një kapele në kokë, në trotuar pranë një pike të këmbimit valutor.

Gjuta është arrestuar disa herë. Pak kohë më parë i theu dhëmbët me çekiç kushëririt.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top