AKTUALITETE

Varrezat greke ne Shqipëri, hyn në lojë edhe SHBA me ambasadorin Yuri Kim

Me anë të një postimi në Twitter Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, ka përshëndur një ceremoni të zhvilluar disi në heshtje dhe pa vëmendje të madhe publike. Bëhet fjalë për varrimin e 20 ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës Italo-Greke, në varrezën e Këlcyrës. Në postimin e saj, Ambasadorja Kim përshëndet bashkëpunimin dhe atë që e quan pajtim të dy aleatëve të SHBA në NATO.

Por përtej një veprimi njerëzor dhe në respketim të të rënëve, gjithnjë kur është folur për varrezat e ushtarëve grek, në Shqipëri ka pasur debat. Debat i ardhur si nga partitë politike por edhe nga qarqe nacionaliste. Fillisht ka qenë Qeveria Berisha ajo që ka firmosur ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grek në territorin e Shqipërisë, veprim ky solli reagim të fortë. Më shumë pas zbulimit të “Skandalit të Kosinës”, ku eshtra fëmijësh dhe të moshuarish, u nxorën dhe u klasifikuna si eshtra të ushtarëve grekë.

Me ardhjen e socialistëve në qeveri, fillisht u duk se pati një ngrirj..

Me ardhjen e socialistëve në qeveri, fillisht u duk se pati një ngrirje të marrëdhënieve mes dy vendeve, por me kalimin e kohëve u arrit që dy ministrat e Jashtëm të kohës, Bushati e Kotzias të nisnin diskutimet për një sërë çështjesh të hapura mes dy vendeve. Përfshi këtu dhe atë të ushtarëve të rënë grekë. Diskutim ky që solli dhe rinisjen e kërkimeve për eshtrat e këtyre ushtarëve, të cilët tashmë janë varrosur në Këlcyrë.

Mesazhi i Ambasadores Kim, duket se është i qartë. Tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të marrin në dorë dhe të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Ashtu siç bënë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ashtu siç po duket dhe me këtë postim me problemet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në fund, por ndoshta më e rëndësishma zgjidhja përfundimtare e debatit Kosovë-Serbi.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top