AKTUALITETE

VIDEO/ Bie soleta, dy sekondat e fatit për tre personat që i shpëtuan vdekjes

Një soletë, që ishte ndërtuar për të mbrojtur shiun në hyrjen e një lokali në zonën e Don Boscos në Tiranë ka rënë, por fatmirësisht tre persona kanë shpëtuar në jo më shumë se dy sekonda. Ata kanë dalë sapo ndjenë tronditjen e tërmetit, por nëse koha do ishte më shumë se kaq, padiskutim që nuk do ishte çudi të ishin viktimat e tërmetit 7.5 ballë që tronditi Shqipërinë, e që preku më së shumti, Durrësin dhe Tiranën.

Pamjet në këtë video që është siguruar nga Gazeta SHQIP janë marrë nga një kamera sigurie e vendosur përballë në një tjetër biznesi. Sikurse shihet qartë, dhe pikërisht kur lajmi ishte duke u dhënë, bie shtesa e soletës, e cila fatmirësisht nuk shënoi viktima.

Sipas personave që kanë sjellë videon, të tre personat që kanë dalë nga lokali mësohet se ishin të rinj, banues në lagje, që duke shfrytëzuar orët e pushimit të atij momenti kanë qenë bashkarisht në kafe.

https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-22-at-13.27.39.mp4

Një soletë, që ishte ndërtuar për të mbrojtur shiun në hyrjen e një lokali në zonën e Don Boscos në Tiranë ka rënë, por fatmirësisht tre persona kanë shpëtuar në jo më shumë se dy sekonda. Ata kanë dalë sapo ndjenë tronditjen e tërmetit, por nëse koha do ishte më shumë se kaq, padiskutim që nuk do ishte çudi të ishin viktimat e tërmetit 7.5 ballë që tronditi Shqipërinë, e që preku më së shumti, Durrësin dhe Tiranën.

Pamjet në këtë video që është siguruar nga Gazeta SHQIP janë marrë nga një kamera sigurie e vendosur përballë në një tjetër biznesi. Sikurse shihet qartë, dhe pikërisht kur lajmi ishte duke u dhënë, bie shtesa e soletës, e cila fatmirësisht nuk shënoi viktima.

Sipas personave që kanë sjellë videon, të tre personat që kanë dalë nga lokali mësohet se ishin të rinj, banues në lagje, që duke shfrytëzuar orët e pushimit të atij momenti kanë qenë bashkarisht në kafe.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top